“Ashpërsimet në Kodin Penal”, Lleshaj njofton për masën e rreptë: Kush kapet...

“Ashpërsimet në Kodin Penal”, Lleshaj njofton për masën e rreptë: Kush kapet me armë…

122
0
Shares

Vazhdojnë punimet në seancën plenare të së enjtes. Në foltore ka shkuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili bëri me dije masën  e re që do të ndërmerret ndaj armëmbajtësve.

Ministri tha se kush kapet me armë pa leje do të dënohet nga 5 vite burg, deri në 15 vite ne rast përsëritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Kodin Penal, ministri tha se dënimet e mëparshme për armëmbajtje pa leje kanë qenë simbolike.

Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje”,- u shpreh Lleshaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY