I vëllai iu plagos pas sherrit, kryetari i Bashkisë tregon a ka...

I vëllai iu plagos pas sherrit, kryetari i Bashkisë tregon a ka lidhje me ngjarjen

98
0
Shares

Vangjel Alla, 41 vjeç, ishte vëllai i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë, informacion që u mësua pas plagosjes së tij në Bulqizë një ditë më parë. 

Ai u dergua në Spitalin Rajonal të Bulqizës në orët e para të së mërkurës, pasi në trup kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.

Por, i vellai i të plagosurit mohon që ngjarja të ketë lidhje me të. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, shprehet se ngjarja ku vëllai i tij mbeti i plagosur me armë zjarri, nuk ka lidhje me postin e tij.

47-vjeçari që ka marrë mandatin e kryetarit të bashkisë në fillim të muajit Gusht, thotë se gjithçka ka qenë një konflikt i çastit. Lefter Alla ishte një nga të paktët kryetarë bashkie që mori detyrën në mënyrë “paqësore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY