Fuga: As vitin tjetër s’i plotësojmë kushtet e Gjermanisë

Fuga: As vitin tjetër s’i plotësojmë kushtet e Gjermanisë

77
0
Shares

Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për t’i vënë kushte të reja Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas Fugës, kushtet e reja të Gjermanisë nuk realizohen dot jo këtë tetor, por as në tetorin tjetër.

‘Unë mendoj që Evropa e Bashkuar duhet ta pranojë Shqipërinë kështu sikurse është dhe duke e pasur brenda saj ta demokratizojë. Përndryshe më duket pothuajse e pamundur. Pothuajse! Sepse ata kujtojnë se në Shqipëri vendimmarrësit duan vërtetë ta integrojnë Shqipërinë në Europën e Bashkuar!’, shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Fugës:

Integrimi europian: Veza pulën apo pula vezën?

10 kushtet që DË shprehet se Gjermania i ka vendosur Shqipërisë që ky shtet të japi mendimin pozitiv për të çelur negociatat e integrimit europian të Shqipërisë, janë kërkesa të drejta, të sakta, legjitime.

Por, ato nuk realizohen dot jo këtë tetor, por as në tetorin tjetër. Madje një pjesë prej tyre nuk janë strukturore por lidhen me zgjidhjen e konjukturave të caktuara. Pra, askush nuk na siguron që konjuktura të tjera nuk do të krijohen edhe në të ardhmen për t’u vetëpenguar!

Iku kjo punë mesa duket. Gomari vrapon drejt karrotës, por karrota është varur te një shkop i lidhur te karroca që tërheq gomari. Puna është duhet që Shqipëria të plotësojë këto kushte dhe pastaj të integrohet, apo të integrohet pastaj të plotësojë kushtet? Nuk është historia e vezës me pulën.

Unë mendoj që Evropa e Bashkuar duhet ta pranojë Shqipërinë kështu sikurse është dhe duke e pasur brenda saj ta demokratizojë. Përndryshe më duket pothuajse e pamundur. Pothuajse! Sepse ata kujtojnë se në Shqipëri vendimmarrësit duan vërtetë ta integrojnë Shqipërinë në Europën e Bashkuar!

Ku është prova e kësaj? Llafet? I merr era! Duke kërkuar që Shqipëria të plotësojë kushtet pastaj të integrohet, të gjitha forcat antieuropianiste e kanë të lehtë. Nuk i plotësojnë kushtet! U lamë! Dhe janë rehat!

Shihni sa sipërmarrje shqiptare janë të lidhura me ato europiane! Shihni sa delegacione kryeministrash europianë vijnë në Shqipëri! Shihni sa PPP u propozohen sipërmarrjeve europiane! Shihni sa grupe artistike, sa televizione, sa media, sa universitete të Europës veprojnë në Shqipëri!

Dhe do të gjykoni! Hiqni Italinë, ku ndikojnë fasonistët, dhe shihni tregëtinë e jashtme të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian! Për të qarë! Europa e Bashkuara kur vendos kushte i ve për politikanët, por penalizon edhe qytetarin. Penalizon Shqipërinë! Na bie në qafë neve! Sa gabim e ka!!! Pranonani kështu si jemi dhe ndihmonani! Mos na lini në mes të rrugës!

Hiqeni nga mendja se ka siguri që klasa politike dëshiron vërtet integrimin europian, të paktën një pjesë e saj, sa majtas, sa djathtas, sa sipër, sa poshtë, veç llafeve dhe ca hapave për përfitime personale ka hequr dorë nga aspirata europiane e vendit! Shqiptarët fluturojnë drejt Europës në emigrim, por Shqipëria si shtet pengohet ta bëjë këtë hap! Nuk janë e njejta gjë. Mos ketë njeri iluzione! Ky është realiteti!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY