Seks në këmbim të notës, raporti: Një në 4 studentë pre e...

Seks në këmbim të notës, raporti: Një në 4 studentë pre e ngacmimit

139
0
Shares

Pezullimi i pedagogut të ekonomikut në Elbasan i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës duhet të shoqërohet me një hetim të plotë të rastit. Ndërkohë që Denis Himçi është shoqëruar në polici me akuzën e korrupsionit, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkon që drejtësia të veprojë në këto raste për të nxitur denoncimin e tyre. Sipas një sondazhi një në katër student pranon se është ngacmuar seksualisht nga pedagogët.

Rektorati i Universitetit të Elbasanit njoftoi pezullimin nga detyra të pedagogut, Denis Himçi, i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës.

Njoftimi erdhi pak orë pasi pedagogu 36-vjeçar i ekonomikut u shoqërua në polici për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por të pyetur nga RTV Ora për këtë temë studentët në Elbasan pranojnë se fenomeni ekziston, por shtojnë se një sjellje e tillë nuk është zgjidhje për studentët që nuk mësojnë.

Studente: Është përgjegjësi edhe e vetë studentëve, nëse do ta shohim pak më thellë këtë. Sepse ka edhe studentë që tentojnë të afrohen vetë me pedagogët për shkak se e marrin pak me dembelizëm të mësuarin.

Rasti i fundit në Elbasan duket se rikonfirmon një sondazh të kohëve të fundit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ku është konstatuar se një në katër studentë ka pasur kërkesa për favore seksuale.

Erisa Skëndaj: Në katër universitete publike ku Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë disa veprimtari ndërgjegjësuese me studentët, por ka realizuar edhe një anketim me këta studentë ka rezultuar që kampioni i anketuar është përgjigjur në 26.1% të rasteve ose e thënë ndryshe 1 në 4 studentë se kanë qenë viktimë e kërkesave, apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët e tyre.

Drejtoresha ekzekutive Erisa Skëndaj thotë se pas publikimit të këtij rasti drejtësia duhet ta trajtojë ngjarjen me seriozitet në mënyrë që të nxisë denoncimin e abuzimeve të tilla edhe në të ardhmen

Erisa Skëndaj: Të përçohet vërtet mesazhi i duhur për këta të rinj që kanë guximin të denoncojnë këto çështje, se personat që i kryejnë, pra pedagogët që kërkojnë favore seksuale të ndëshkohen konfom ligjit pa asnjë lloj tolerimi, apo padrejtësie për viktimën.

Sipas sondazhit, institucionet kryesore tek të cilat studentët besojnë se mund të mbështeten për denoncimin e korrupsionit janë Dekani, Rektori dhe Media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY