Një oficer policie i trupave të forcës operacionale u arrestua sot pasi dyshohet se kërcënoi një qytetar në këmbim të 12 mijë eurove.
Mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, me kërkesë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj punonjësit të Policisë Inspektor Emiljan Prenga, me detyrë agjent i trupës operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në ngarkim të këtij punonjësi policie, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të parashikuar nga neni 109/b të K.Penal.
Nga hetimi i zhvilluar nga ana e SHÇBA-së Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit u provua se punonjësi i Policisë Prenga duke shfrytëzuar edhe detyrën ka kanosur në mënyrë serioze për jetën një shtetas, me qëllim marrjen e një shume prej 12 mijë eurosh.
Nga ana e SHÇBA-së u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për këtë punonjës policie për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/