Ftesa e Ramës për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pa u dënuar blerësit e...

Ftesa e Ramës për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pa u dënuar blerësit e votave nuk ka dialog

130
0
Shares

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj, thotë se përderisa ata që kanë vjedhur vota janë të lirë, në Shqipëri s’mund të flitet për zgjedhje të lira.

Duke iu referuar ftesës së kryeministrit Rama ndaj opozitës, për Reformën Zgjedhore, Shehaj shtoi se Basha është i hapur për dialog, por thelbi qëndron sipas tij në faktin që qeveria ka vjedhur votat.

“Basha ka thënë se është i hapur për të bërë reformën zgjedhore. Mbi të gjitha, Basha ka thënë se ky nuk është thelbi, por thelbi është se zgjedhjet janë vjedhur nga qeveria dhe krimi i organizuar. Jo më kot është shtuar kushti për ndëshkim të atyre që kanë vjedhur votat. Për sa kohë që ata që kanë vjedhur vota, që shpërndanin para, nuk dalin para drejtësisë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme.

Ne mund të zgjedhim sistemin më të mirë në botë, por derisa ata që kanë vjedhur votën nuk dalin para drejtësisë, nuk mund të diskutohet për zgjedhje të ndershme. Problemi është që nuk ndëshkohen ata që kanë vjedhur votat. Për sa kohë që këta njerëz nuk dënohen, nuk ka zgjedhje të ndershme, për sa kohë që Gjiknuri qëndron aty ku është, s’mund të ketë zgjedhje të ndershme”, tha Agron Shehaj.

Më tej, ish-deputeti demokrat u shpreh se kushtet që ka vendosur Gjermania për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, janë një mbështetje e madhe për Partinë Demokratike pasi reflektojnë kauzat e saj.

“Kushtet që ka vendosur Gjermania janë mbështetje e madhe për PD. Të gjitha denoncimet e PD janë të sakta dhe njësoj me kushtet që ka vendosur Gjermania. Partia Demokratike ka vënë në dukje shpesh faktin se duhen dënuar hajdutët e votave dhe ky kusht vihej në dukje edhe nga deputetët gjermanë”, vijoi Agron Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY