Publikohet VIDEO-ja e atentatit ndaj Santiago Malkos, si u ekzekutua ish-polici

Publikohet VIDEO-ja e atentatit ndaj Santiago Malkos, si u ekzekutua ish-polici

182
0
Shares

Dalin pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit.

26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në rrugën e Porcelanit. Ekzekutori më pas u largua me një mjet tip Volkswagen.

Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.

Kjo duket qartë në një video të kamerave të sigurisë, që tregon lëvizjen e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit Molko si edhe momentin e ekzekutimit të tij.

ABC News e ka siguruar ekskluzivisht këtë video.

Siç duket edhe në pamje, ish-efektivi i policisë lëviz në rrugën e Porcelanit me automjetin e tij, BMW X5 ngjyrë e zezë.

Vetëm 4 sekonda më pas, ndodhet makina Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim që e ndjek pas.

Automjeti nga ku u qëllua për vdekje është pikërisht ky, Mercedes-Benz i zi i tip CSL.

Ish-polici Malko ul shpejtësinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë  një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njëkohësisht.

Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.

Ata largohen menjëherë të frikësuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Hetuesit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie.

Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në rrugën ‘Xhafize Keko’, rezultoi se, pas krimit një person zbret nga dera e pasme e makinës Mercedes-Benz dhe hipën të automjeti tip Golf.

Gjurmët e ndjekjes humbin në drejtim të Tufinës, ndërsa automjeti i zi tip Mecedes u gjet i shkrumbuar në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendngjarjes.

Për vrasjen e Santiago Malkos është arrestuar vetëm Blendi Teta dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY