‘Hajde të çoj në shtëpi’/ Taksisti që ‘tentoi’ të rrëmbente 15 vjeçarin...

‘Hajde të çoj në shtëpi’/ Taksisti që ‘tentoi’ të rrëmbente 15 vjeçarin dëshmon në polici

116
0
Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një taksist u tha se kërkoi të rrëmbente një 15 vjeçar në qendër të qytetit.

I pyetur në Polici, në dëshminë e tij taksisti, Sami Meta, 55 vjeç, tha se gjithçka ishte një keqkuptim.

Sipas taksistit, djali i kishte ngjarë me nipin e gruas së tij, ndaj edhe e kishte ftuar që të hipte në makinë për ta çuar në shtëpi.

Policia ka vendosur ta hetojë taksistin në gjendje të lirë, pasi ky i fundit ka dhënë deklaratat e tij në polici.

Denoncimi mësohet se erdhi pasi një 15 vjeçar e kallëzoi taksistin për rrëmbim.

Sipas dëshmisë së 15 vjeçarit, taksisti e pa mbrëmë djalin në trotuar dhe i kërkoi këtij të fundit që ta hipi në taksi duke i thënë se do ta çonte në shtëpi.

Djali refuzoi duke mos e njohur taksistin dhe i bëri një foto makinës dhe më pas ia nisi babait të tij.

Pas kësaj familjarët e fëmijës bënë denoncimin dhe policia ndërhyri duke kapur në flagrancë taksistin, që u lirua pas disa orësh për tu hetuar në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY