Çlirim Gjata zbulon çfarë fshihet pas ftesës për dialog të kryeministrit Rama

Çlirim Gjata zbulon çfarë fshihet pas ftesës për dialog të kryeministrit Rama

125
0
Shares

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, drejtuar opozitës së bashkuar për të bërë marrëveshje për reformën zgjedhore, pa kushte,

Ne nje interviste per Ora News, Gjata zbuloi se çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për dialog. Sipas tij Rama po kërkon të hyjë dhe të pranohet si i barabartë mes të tjerëve, që të mbyllë çështjen e koncesioneve, PPP-ve dhe shumë afera të tjera.

Gazetari: Çfarë qëndrimi ka opozita në raport me këtë ftesë të kryeministrit Rama? Sepse kemi edhe deklaratën e Bashës që u shpreh skeptik.

Gjata: Për sinqeritet as që bëhet fjalë. Sinqeriteti me kryeministrin Rama shkojnë bashkë sa vaji me ujin. Këto letrat e tij që i bën thirrje opozitës, sipas historisë të kujtojnë ato paralajmërimet komuniste kineze, të viteve ’60 drejtuar imperializmit amerikan. Nuk mbaronin kurrë ata. Këtu problemi nuk është as për letra dhe as për marrëveshje, këtu problemi është për vullnet politik për të vendosur drejtësi. Ky është standardi ku duhet të fillojë për të shkuar tek marrëveshja. Nuk jemi kundër marrëveshjeve. 

Hajde bëjmë marrëveshje thotë zoti Rama për Reformën Zgjedhore. Bëjmë një marrëveshje për reformën Zgjedhore dhe t’i japim amnisti Ramës. Një marrëveshje që i mbulon tërë paudhësitë, tërë të këqijat dhe gjithçka çfarë ka ndodhur deri tani. Pra të bëjmë një marrëveshje zgjedhore ne dhe me këtë hajde hyjmë në zgjedhje, të mbyllet edhe çështja e PPP-ve, edhe ajo e koncesioneve, edhe ajo e 40 milion eurove për 2 kilometra edhe kompania fantazmë amerikane me firma të falsifikuara, Milot-Balldren, Orikumi dhe sa e sa çështje të tjera. 

Nëse bëjmë një marrëveshje bashkë atëherë ne jemi të barabartë dhe pavarësisht se unë kam kryer krime dhe paudhësi, nuk mund të më kërkosh gjë ti nesër, sepse më pranove si bashkëlojtar, si të barabartë. Ky është qëllimi i Ramës, të hyjë dhe të pranohet si i barabartë. Madje edhe idetë e fundit që kanë filluar nëpër media këto ditë, që bëni marrëveshje sepse fajin e ka sistemi zgjedhor, sepse mbi bazën e këtij sistemi kanë ndodhur këto gjera. Sepse po iku Edi Rama dhe po nuk ndryshuan kushtet e lojës vjen  një tjetër që mund të bëjë sërish të njëjtat gjëra. Jo nuk mund të bëjë të njëjat gjëra, nuk jemi njësoj dhe këtë është duke e fryrë vetë Edi Rama, sepse ka rënë poshtë, në fundërrinë, në llum ka rënë sa nuk ka se çfarë të bëjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY