Shqiptari rreh me shufër hekuri ish-gruan dhe partnerin e saj

Shqiptari rreh me shufër hekuri ish-gruan dhe partnerin e saj

79
0
Shares

Një shqiptar  47 vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe dhunuar në vazhdimësi ish-gruan e tij.

Shqiptari ka bërë edhe dje të njëjtën gjë ku ka dhunuar jo vetëm ish-gruan e tij por edhe shoqëruesin e saj të cilin ka nisur ta kërcënojë me vdekje.

Shqiptari nuk është mjaftuar vetëm me kërcënimet.

Ai ka marrë një shufër hekuri dhe me ndihmën e dy bashkëatdhetarëve të tij, ka filluar të godasë shoqëruesin e ish-gruas së tij.

Çifti ka bërë menjëherë denoncim në polici, ndërkohë që shqiptari dhunues u arrestua mbrëmjen e djeshme në një bar në qendër të qytetit.

Shqiptari u  dërgua në burgun e Astit, ndërsa fëmija i çiftit tashmë të ndarë iu besua xhaxhait të nënës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY