Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Provokim! Fto Avdylajt dhe Bajrin

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Provokim! Fto Avdylajt dhe Bajrin

100
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi sot takim pa kushte për Reformën Zgjedhore.

Kreu i opozitës tha se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Damian Gjiknurin, i cili është pjesë e dosjes “184”.

Reagimi i plote i Bashes:

Nje ftesë e tillë është tallje dhe provokim, ndërsa me ironi i kërkoi Ramës që të ftojë edhe disa nga krerët e bandave, si Emiljano Shullazin, Bajrin, Avdylajt, etj.

Dhenia fund krizës politike është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD dhe i opozitës së bashkuar. Të3 gjithë e dimë se këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, Kushtetua dhe ligjet, pasi këto të fundit nuk janë përgjegjëse për Pjetrin, Babanin, as për vjedhjet e votave të 30 qershorit. Raporti i OSBE është i qartë, jo vetëm më 2019, por edhe më 2017, 2015, ky raport hapet me kornizën e qartë.

Zgjidhja e plotë për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv për integrim duhet të vijë vetëm nga zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të fshihemi pas ftesës, që është ajo e një individ, si Damian Gjiknuri, i përfshirë në dosjen 184. Atëherë le të ftojnë dhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt, sepse kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët.

Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur një platformë për këtë reformë, që duhet të përfshirë një transformim të thellë politik, ku të mos përsëritet kurrë më një krizë e tillë. Opozita po përgatit platformën e saj, që do ta diskutojë me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët shqiptarë.

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i krizës, kjo mund të shtojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza. Një reformë zgjedhore të plotë, që do ta bëjë politikanin shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY