Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka kapur një aspekt tjetër, përpos asaj që është propaganduar nga Erion Veliaj, me fillimin e sezonit të ri shkollor.
Ina Zhupa është ndalur tek fëmijët, si pjesa më delikate dhe e pambrojtur kur vjen puna tek shfrytëzimi për propagandë.
Zhupa sjell rastin e një klase në një shkollë, të cilët janë përdorur si imazh për përfitime personale të Veliajt.
LEXONI TE PLOTE DENONCIMIN
Shkelje flagrante e ligjit, ku shkolla percaktohet si nje institucion i depolitizuar! Keq perdorimi i imazhit te femijeve pa konsensusit e prinderve per motive politike dhe per perfitime personale te Veliajt! Manipulim propagandistik i femijeve, ende te paformuar per te gjykuar politikisht, duke i indoktrinuar me mesazhe te shpendara nga mesuesit e tyre, qe per ta jane figura edukative. (mesuesja edhe pozon ne foto me letren e Veliajt)
Letra e Veliajt qe mban ne dore mesuesja dhe qe ju eshte dhene ne cdo shkolle te Tiranes femijeve permban propagande politike ku liston sukseset imagjinare te Veliajt, Piramida e re, maratona e Tiranes etj.
Te cosh femijet ne shkolle dhe te mesojne per “arritjet” e Veliajt, kjo eshte cmenduri! Arritjet e partise dhe shokut Enver mesoheshin me zell ne shkollat shqiptare gjate komunizmit. Te degradosh ne kete pike ne vitin 2019, eshte dite e zeze per edukimin dhe per demokracine.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/