Pas studentëve, Rama nxit dhe bizneset: Së shpejti bëjmë publike masat e...

Pas studentëve, Rama nxit dhe bizneset: Së shpejti bëjmë publike masat e reja

85
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet nga nisma e tij për “t’i bërë spiunë” qytetarët, edhe pse pretendon se me ane të këtij bashkëpunimi ai mund të luftojë korrupsionin.

Një ditë pasi nxiti studentët, tanimë ai bëri një thirrje ndaj biznesmenëve duke iu thënë që të bëjnë publike të gjitha rastet e shkeljeve apo abuzimeve.

“Dje bera publike një ide për të icentivuar studentetë për të denoncuar me provë dhe janë të gatshëm t’i dalin zot denoncimit, pedagoge apo adminstrate në universitet që u bëjnë presion korruptiv duke menduar të vendosim një bursë plus për këta studentë, nëse e ke një merr edhe një tjetër 1 vjecare dhe zëruat tarifën për një vit.

 Së shpejti bëjmë pubike masat e reja ku çdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar çdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”, tha kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY