LIVE/Basha me premtimin e madh: Pagën minimale do të bëjmë 400 euro...

LIVE/Basha me premtimin e madh: Pagën minimale do të bëjmë 400 euro në muaj

117
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Bashës është duke mbajtur një fjalim në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Basha ka premtuar se sapo të vijë në qeveri, në 4 vitet e para të qeverisjes se PD paga minimale për të gjithë punëtorët do të bëhet 400 euro në muaj.

Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie”,- u shpreh opozitari.

Basha: Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane.

Basha: Sic jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!

LIVE – Në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 18 septembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY