“Nuk na lënë amerikanët të bëjmë zgjedhje të parakohshme”, Ish-ministri: Çfarë mashtruesish...

“Nuk na lënë amerikanët të bëjmë zgjedhje të parakohshme”, Ish-ministri: Çfarë mashtruesish ordinerë

89
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani komenton zërat e fundit të cilët kanë qarkulluar idenë se amerikanët nuk lejojnë zgjedhjet në Shqipëri për shkak të problemit Serbi Kosovë.

Manjani thotë se kjo buron nga mashtruesit, duke kujtuar faktin se vetë Kosova dhe Serbia kanë hyrë në zgjedhje të parakohshme dhe çështja e Shqipërisë nuk lidhet me to.

“Po kur thonë se “Amerikanët nuk na lënë të bëjmë zgjedhje të parakohshme, pa u zgjidhur më parë problemi Kosovë-Serbi”…

Çfarë trutharësh! Çfarë mashtruesish ordinerë!

Ndërkohë edhe vetë Kosova dhe Serbia hynë në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria jo!

Ç’lidhje kanë zgjedhjet në Shqipëri me marrëveshjen Kosovë-Serbi?!

Si lum Amerika për këto “zëdhënës” mediatikë mashtrues që medemek kanë këtu!”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY