Punëtorët i zë korenti, kompania ndërpret punimet në Elbasan

Punëtorët i zë korenti, kompania ndërpret punimet në Elbasan

121
0
Shares

Dy punëtorë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishin duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan dy ditë më parë, por ende nuk ka patur një njoftim zyrtar.

Sipas informacioneve, thuhet se punëtorët u plagosën gjatë punimeve të firmës ‘Bajrami N’, që po kryen për rehabilitimin e përroit të Zaranikës.

Punëtorët ishin duke ngritur pomopën e betonit krahu i së cilës takoi me telat përcjellët të tensionit të energjisë elektrike duke plagosur dy punonjësit. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Elbasanit, por janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohe prej asaj dite  janë ndërprerë edhe punimet për e nisura nga kompania ‘Bajrami N’ për rehabilitimin e përrorit të Zaranikës, kompania e cila kishte fituar tenderin duke ofruar ofertën me te madhe për ministrinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY