“Kulmi!Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash”, gazetari: Ky palaçollëk i pështirë...

“Kulmi!Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash”, gazetari: Ky palaçollëk i pështirë të marrë fund

110
0
Shares

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar për skandalin me pedagogun, i cili i kërkonte studentes favore seksuale kundrejt marrjes së provimeve.

Tomorri ngre shqetësimin sesi merren provimet në universitet e vendit pasi sipas tij ku është palacollëk i pështirë duhet të marrë fund një here e përgjithmonë. Tomorri shprehet pedagogu shprehet si tregtar rrobash me gjerdan floriri dhe se gënjen veten se është doktor shkencash.

“Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash të përdorura, gënjen veten se është doktor shkencash. Dhe kështu me radhë, të gjithë ne kemi ndërtuar një shoqëri të rreme, ku të gjithë gënjejnë të gjithë, dhe të gjithë gënjejnë veten. Ky është kulmi i hipokrizisë.“, shprehet gazetari. 

Reagimi: 

Te qeshim me ne dhe te qajme per ne

Ajo studentja e Elbasanit ishte ne prag te vendosjes se nje rekordi te pathyeshem boreror dje. Do merrte 27 provime per nje jave dhe kete nuk e bente dot as Stephen Hawkingu i ndjere, mendja me brilante e njerezimit ne 50 vitet e fundit. Por Elbasani eshte vendi i mrekullirave. Kjo eshte pjesa se pse duhet te qeshim me veten tone.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bere nje shoqeri hipokritesh, qe genjejme veten. Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.

Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.

Arsimi i larte duhet te jete me cmim tregu. Vetem kjo i eliminon palacot qe nuk kane me se shtyjne diten dhe regjistrohen ne Universitet. Dhe pjesa me tragjike e kesaj eshte se neser, ajo studentja dhe shume te tjere si ajo do jete mesuese qe do mesoje femijet e neserm, do jete drejtoreshe ne administrate e madje mund te jete edhe deputete ne Kuvend.

Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.

Perkundrejt definancimit, eshte emergjente shkallezimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por une nuk besoj se ne Universitetin e Tiranes mund te marresh 25 provime ne nje jave pa shkuar asnje dite ne mesim. Prandaj nuk mund te jete njesoj Universiteti i Tiranes me ate te Elbasanit. Ketu ka nevoje per hallke te ndermjetme mes universitetit dhe shkolles se mesme. Keto universitetet si Elbasani te jene ne grade mbi shkollen e mesme, por kurrsesi universitete. Ky palacollek i peshtire duhet te marr fund nje here e pergjithmone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY