Holanda mund të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE

Holanda mund të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE

78
0
Shares

Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sipas burimeve të siguruara nga abc neës.

Burime nga partite opozitare i thanë këtij televizioni se do të ketë vota kundër hapjes së negociatava me Shqipërinë.

Kurse deputetët e qeverisë e kanë pak të vështirë të flasin sepse parimisht flasin pa u njohur me detajet e propozimit që do të niset nga Brukseli në Hagë.

Por të paktën një deputet i partisë se Kryeministrit Mark Rutte tha jashtë kamerave, që hapja e negociatave me shumë gjasa nuk do të ndodhë, por vendimi i grupit do të merret zyrtarisht kur kërkesa e Brukselit të shkojë në Hagë.

Holanda ka një sistem parlamentar me 150 deputetë, dhe për të siguruar shumicën e propozimit do të duhen 76 deputetë. Burime të rezervuara i thanë ABC Neës se afro 55 deputetë do të votojnë me siguri kundër propozimit të Bashkimit Europian. Por pritet që numri i kundërshtuesve të jetë më i lartë për shkak se edhe partia e kryeministrit Mark Rutte që ka aktualisht 40 deputetë pritet të votojë po ashtu kundër këtij propozimi. Shkak për këtë pengesë sipas burimeve holandeze janë klandestinët dhe azilkërkuesit, të cilët janë kthyer në një problem të madh në Holandë.

Ndërkaq qeveria e Tiranës ka acaruar marrëdhëniet me Greqinë cfarë mund të cojë në një veto inati nga ana e Athinës kur të vijë koha e votimit në Parlamentin e këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY