Pas denoncimit me video, vihet në pranga pedagogu që kërkoi favore seksuale

Pas denoncimit me video, vihet në pranga pedagogu që kërkoi favore seksuale

111
0
Shares

Policia ka vënë në pranga pedagogun e Universiteti të Elbasanit që i kërkoi favore seksuale studentes në këmbim të notës.Kujtojmë se rasti i tij u bë publik nga një investigim në emisionin STOP mbremjen e shkuar.

Uniformat blu arrestuan pedagogun 36-vjeçar me iniciale D.H.,Policia ka vënë në pranga pedagogun me iniciale D.H., pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në një emision investigativ, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY