Vrasja e ish-policit/I arrestuari u nxorri emrat, policia shpall në kërkim 4...

Vrasja e ish-policit/I arrestuari u nxorri emrat, policia shpall në kërkim 4 persona

122
0
Shares

Për vrasjes së Santiago Malkos, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 persona që dyshohen se kanë pasur rol kryesor në ekzekutimin e 26-vjeçarit në zonë e Porcelanit.

Pas arrestimit të Blendi Tetës, i cili dyshohet se ka përkrahuar autorët e vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar edhe katër urdhër-ndalime të tjera.

Emrat e tyre dolën nga deklarimi para grupit hetimor të 39-vjeçarit Teta, që akuzohet zyrtarisht për “moskallzim krimi”.

I vetmi që është arrestuar me urdhër të prokurorisë është Blendi Teta, që akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Policia i ka shpallur në kërkim katër personat , ndërsa hetimet po ndiqen nga prokurori i çështjes Naim Tota, ku pritet të sakëtësohet edhe roli i tyre në ngjarje.Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 Gushtit në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Njëra nga makinat e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras, në periferi të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY