Avokatët habisin me apelin e pazakontë: Amnistoni të burgosurit se po divorcohen...

Avokatët habisin me apelin e pazakontë: Amnistoni të burgosurit se po divorcohen nga gratë

96
0
Shares

Avokatët penalistë i kërkojnë ministrisë së Drejtësisë të hartojë një amnisti për të burgosurit të cilët për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese po u zgjatet koha e qëndrimit në burg duke sjellë dhe probleme familjare si divorci.

Shoqata e penalistëve i ka dërguar një memo ministres, Etilda Gjoni, me propozime konkrete për aministinë pasi burgjet janë të mbipopulluara.

“Rritja e numrit të këtyre ankesave lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe  me mosfuksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sjellë si pasojë rritjen e numrit të dosjeve të pashqyrtuara duke jumohuar në këtë mënyrë shqyrtimin e çështjeve të tyre brenda një afati ligjorë.

Gjithashtu rritja e numrit të çështjeve në Gjykatën e Apelit ka sjellë zvarritje të proceseve gjyqësore. Ngërç i cili ka sjellë si pasojë mbipopullimin e institucioneve të Eksekutimit të Vendimeve Penale, fakt ky i cili është lehtësisht i provura dhe nga statistikat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve.”

“Një faktor tjetër negativ për tu theksuar është konstatimi i rritjes së numrit të divorceve si pasojë e zgjatjes ekstreme të shqyrtimit të çështjeve si pasojë e ngërçit të sistemit gjyqësor, po ashtu dhe të pamundësisë financiare për tu takuar me familjarët e tyre” shkruhet në memon drejtuar ministres së Drejtësisë.  

Kategoria që mund të aministohen

Në memo avokatët kërkojnë të përfshihen  ata që u ka mbetur edhe tre vjet nga dënimi, të dënuarit e mitur dhe femrat mbi moshën 55 vjeç.

-Të amnistohen të gjithë personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet ose kur kjo kohë ju ka mbetur nga vuajtja e plotë e dënimit.

-Të amnistohen të gjithë personat  të cilët ndodhen në ndjekje penale, pë çështjet në hetim apo çështjet në proces gjyqësor si dhe për kallzimet penale, për veprat penale të kryera deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

– Të amnistohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi të këtij ligji për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

– Të aministohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi në datën 1 janar 2018, ku të mitur janë dënuar si të pandehur dhe jo si persona në konflikt me ligjin siç parashikohet në ligj.

– Të amnistohen të gjitha të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç.

Në fund të memos shkruhet që Shoqata e Avokatëve shpreh disponibilitetin e saj me anë të specialistëve të fushës për të kontribuar në hartimin e këtij pr/ligji.

Memoja mban firmën e Kryetarit të Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha./Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY