“PPP-të po atrofizojnë spitalet publike”, Ish-deputeti ngre alarmin: Po shkojmë drejt degradimit...

“PPP-të po atrofizojnë spitalet publike”, Ish-deputeti ngre alarmin: Po shkojmë drejt degradimit të sistemit

117
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendje PPP-të, por këtë herë në sistemin e shëndetësisë. Me anë të një statusi në “Facebook” i  shkruan se sistemi shëndetësor në vend sa vjen e po degradon, dhe nje prej arsyeve lidhet dhe me PPP-të dhe menaxhimin e tyre.

Shehu thekson se PPP-të po atrofizojnë spitalet publike, duke thënë se ata kanë rezultuar vetëm një rrënim për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.

Postimi i Tritan Shehut:

PPP-te po atrofizojne spitalet publike nen peshen e monopoleve!?

Kosto e larte e psh PPP se sterilizimit ka bere qe megjithese Kryeministri u betua se instrumentat e “vjetra” u varrosen, ata te rishfaqen perseri.

Aktualisht ne te gjithe vendin, te gjitha lindjet kryhen vetem me instrumentat e vjetra, te sterilizuara si vite me pare, ndersa ne rrethe kjo po ndodh edhe me gjere.

Nga ana tjeter per tu “ulur koston” reparteve kirurgjikale edhe ne qender u jane vene numra kufije operacionesh, reth 30% nen mundesite e tyre, ne nje kohe qe kerkesat per ne Tirane jane shumefishuar si pasoje e bllokimit apo degradimit te periferise.

Po qytetaret cfare duhet te bejne atehere?

Ose te shkojne te privati kundrejt pageses direkte, sic ndodh psh me shumicen e lindjeve etj, ose…. nqs nuk mund te paguajne; megjithese per PPP-te buxheti paguan vlera te medha!!!

Po t’i shtojme kesaj gjendje edhe shpenzimet e priteshme per PPP-ne e laboratoreve me shkaterrimin e unitetit funksional te spitaleve, po shkojme drejt degradimit te sistemit tone spitalor publik e drejtimit te detyruar te pacienteve per te privati, por duke paguar nga “xhepi”.

Pa dyshim ne maje te kesaj “familje” qendron gllaberuesi i madh i fondeve publike, “Check app” terresisht abuziv.

Tashme keto PPP-te duke krijuar ne kundershtim me ligjin monopole nacionale privale te financuara nga fondet publike, mund te kushtezojne cdo gje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY