VIDEO/ “GREÇA“ arreston dy të rinj, tentuan të trafikonin drogë dhe armë...

VIDEO/ “GREÇA“ arreston dy të rinj, tentuan të trafikonin drogë dhe armë drejt Malit të Zi

120
0
Shares

Policia e Shkodres ka arrestuar kete mesdite dy persona, shtetasin Rr. P., 23 vjeç dhe shtetasin M. P., 21 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor “GREÇA“

Operacioni në terren të vështirë e malor.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Rr. P., 23 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

M. P., 21 vjeç, banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më datë 10.03.2018, dy shtetas nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione, por pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.

Nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY