Anulimi i aksit ‘Kardhiq- Delvinë’, Kompania “Gjoka Konstruksion” padit kreun e ARRSH-së...

Anulimi i aksit ‘Kardhiq- Delvinë’, Kompania “Gjoka Konstruksion” padit kreun e ARRSH-së Sonila Qato

233
0
Shares

Pak ditë pasi u vendos anulimi i gjithë procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë komopania që fitoi të drejtën e ndërtimit “Gjoka Konstruksion” ka bërë padi ndaj drejtueses së ARRSH Sonila Qato.

Në padinë siguruar nga Top Channel, kompania e cila njëherësh po punon edhe në rrugën e Arbrit, i kërkon prokurorisë që të hetojë drejtuesen e ARRSH për shkelje të ligjit.

Në tenderin e ndërtimit të tunelit me vlerë mbi 20 milionë euro, ARRSH shpalli fitues një kompani me ofertën më të lartë me 19.1 milionë euro duke skualifikuar kompanitë e tjera edhe me arsyetimin se kishin falsifikuar dokumentet.

Ky vendim u ankimua nga KPK dhe kjo e fundit shpalli fitues ofertën më të ulët që ishte Gjoka Konstruksion me rreth 15 milionë euro.

Por ndërsa kishte nisur edhe një betejë ligjore, Ministria e Infrastrukturës kërkoi anulimin e gjithë procedurës duke i çuar fondet në një tjetër projekt që ende nuk është përcaktuar.

Edhe pse u bë kjo lëvizje, situata nuk u qetësua dhe sot është kërkuar ndërhyrja e prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY