‘Po ndiqem nga mafia ruse’, zhduket pa gjurmë i riu në Tiranë,...

‘Po ndiqem nga mafia ruse’, zhduket pa gjurmë i riu në Tiranë, motra denoncon në polici

194
0
Shares

”Po ndiqem nga mafia ruse…”, ky është mesazhi i dërguar policisë nga një i ri nga Burreli me banim në kryeqytet. As më pak dhe as më shumë ky pretendim është dorëzuar në polici nga e motra e të riut, i cili ka humbur kontaktet me familjen për disa orë dhe nuk dihet asgjë për të.

Në orën 12 të natës e motra e 32-vjeçarit, i cili është i angazhuar edhe në jetën politike, u paraqit në polici. Duke qarë ajo ka kërkuar takim me oficerët më të mirë sepse kishte diçka për të denoncuar.

E. Koleci 30 vjeç është motra e të riut nga Burreli. Vajza i thotë policisë se në orën 19:40 ka humbur kontaktin me të vëllanë dhe se ajo nuk mund të duronte dot më gjatë dhe as të priste pasi ishte shumë e shqetësuar. “Im vëlla, shton vajza, mund të jetë në rrezik jete”, ka këmbëngulur më tej motra, e cila kërkon adresën dhe t’i gjendet i vëllai.

Gjithë alarmimi i saj i buron nga një mesazh që i ka nisur, në të cilin e vendoste në dijeni se “po ndiqej nga mafia ruse”. Ndërkohë, më tej denoncuesja shton se Algert Koleci ka njoftuar edhe Policinë e Shtetit për këtë shqetësim. Që prej denoncimit të dorëzuar tri ditë më parë, policia nuk jep asnjë informacion nëse është gjetur apo jo i riu, pasi siç ndodh rëndom, përgjigjja e dhënë ndaj Gazetës Si ishte “po punohet dhe çdo gjë është sekret”.

Po kush është Algert Koleci

Në faqen e tij në “Facebook”, ai rezulton i angazhuar edhe me Partinë Socialiste. Është njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja si edhe komunikon në turqisht. Ndërsa nuk të krijohet aspak përshtypja se ai ndërkohë ka udhëtuar në Rusi apo se flet rusisht. Nëse është një shaka me familjen apo vërtet ai ka humbur, do të mësohet së shpejti, sapo policia ta referojë çështjen në prokurori. Sidoqoftë për momentin, policia lokale tregon se “po mundohet të kontaktojë me 32-vjeçarin”./Gazeta Si/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY