“Vetëm Gramoz Ruçi e di ç’dru ka ngrënë nga Rama”, Nikollë Lesi...

“Vetëm Gramoz Ruçi e di ç’dru ka ngrënë nga Rama”, Nikollë Lesi nxjerr prapaskenat mes socialistëve

132
0
Shares

Gazetari i njohur, Nikollë Lesi në një editorial te “Koha Jonë” ka komentuar konferencën e djeshme në Pezë.

Lesi është ndalur kryesisht tek ‘përplasja’ mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe presidentit Ilir Meta.

Sipas Lesit, Rama ka detyruar Veliajn të ndryshojnë qendrimin e tij për kreun e shtetit.

Lesi shton më tej se Rama ka qenë shumë i ashpër dhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kur ku i fundit u shfaq mjaft i qeshur me Monika Kryemadhin, në festimet për 15-vjetorin e themelimit të LSI-së.

“Vetëm Gramoz Ruçi dhe këshilltari i tij Kosta Bajraba e dijnë se ç’dru ka ngrënë kryeparlamemtari Ruçi, pas gotës së shampanjës te LSI!”, shkruan ai mes të tjerash.

Shkrimi i plotë i Nikollë Lesit:

Për të parë shkallën e demokracisë së brendshme në PS mjafton të shikojmë një ndodhi e cila dje filloi në Pezë dhe mbaroi në studion e neës24 me emisionin e Sokol Ballës.

Dje ishte festa e 77-vjetorit të konferencës së Pezës. Në Pezë shkoi Presidenti Meta dhe zv/kryeministri Braçe, e ku natyrisht mikpritësi ishte Erion Veliaj. Sipas protokollit shtetëror, kryebashkiaku e priti presidentin, bile gjatë fjalës së tij Erion Veliaj iu referua disa herë Presidentit, ndërkohë që kamera e televizionit kapte herë pas herë që kur kryebashkiaku përmendte emrin e Ilir Metës si president, fytyra e zv/kryeministrit Braçe thartohej.

Deri këtu gjithçka shkoi mirë dhe miqësisht. Në thelb Ilir Meta është më i majtë se të majtët e PS-së, Erjon Braçe dhe Erion Veliaj, porse protokolli e detyronte të mbante përbrenda ndjenjën e së majtës. E megjithatë Erion Veliaj zhvilloi një super aktivitet në Pezë, bile e kishte filluar që një ditë më parë. Për të qenë realist Erion Veliaj është kryebashkiaku i duhur për Tiranën, ndonëse fitoi me një palë votime partiake me 30 qershor, por prapë mendimin e kam të palëkundur se edhe përballë një kandidati të PD-së, përsëri Veliaj do të mund të fitonte.

-Kam ardhur shoku Enver!

-Hamdi!- i drejtohet Enveri.

-Hamit e kam shoku Enver!

-Hamdi të thashë!-ngre zërin Enver Hoxha.

-Jam Hamiti- përsëriti Hamit Beqja.

-Hamdi! Partia jo vetëm të ndërron emrin, por të dërgon edhe për riedukim!- ngre zërin dikatori.

-Si urdhëron shoku Enver!

Kjo ndodhi e treguar nga një ish-gazetar, tashmë në pension, mbetet proverbiale për kohën e dikurshme, por edhe për sot.

Ndaj Erion Veliaj shpëtoi mirë dje nga Edi Rama, pasi ai edhe mund t’i ndërronte emrin pas pritjes së përzemërt të Ilir Metës në Pezë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY