Shpërndanin drogë në burg, në pranga 5 shqiptarë, mes tyre një femër

Shpërndanin drogë në burg, në pranga 5 shqiptarë, mes tyre një femër

113
0
Shares

5 shqiptarë mes të cilëve një femër, janë vënë nën urdhër arrestimi në Itali pasi ishin anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë në burg me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve.

Policia italiane e Latinës ka ekzekutuar operacionin e drejtuar në dy linja hetimi, të koduar “Astice” e “Petrus” duke vënë nën arrest 34 persona mes të cilëve dhe shqiptarët Eduard Lala 26 vjec, Adriatik Deda 41 vjec,  Endri Collaku 28 vjec , Ndricim Lalaj 29 vjec, dhe Eneida Skëndo 29 vjec (arrest shtëpiak).

Hetimet e operacionit kanë nisur në dhjetor të 2017 pas kapjes së disa gramëve kokainë në një qeli në burgun e Latinës. Rrëfimi i të burgosurit ka zbardhur identitetin e një punonjësi të policisë së burgjeve , i cili i furnizonte me kokainë më bashkëpunim me një kolegun e tij.

Ata u shisnin të burgosurve dozat e drogës, kryesisht kokainë, marijuanë e hashash,  furnizime me ushqime, si dhe shkëmbim informacioni në këmbim të parave. Për komunikim me botën e jashtme të burgosurit përdornin dhe telefonat e dy policëve të korruptuar.

Sipas autoriteteve italiane hetimet kanë zbardhur interesa të mëdha ekonomike pas këtij aktiviteti kriminal.

Përgjimet telefonike e ambientale kanë zbardhur lidhjet e punonjësve të policisë me një grup trafikantësh droge me aktivitet në territorin e komunës së Pontinias në provincën e Latinës, të cilët i furnizonin me drogë. Ky grup trafikantësh drejtohej nga dy italianë elementë të njohur në botën e krimit e mjaft pranë klanit DI Silvio.

Ndër 34 urdhër arrestimi, 5 persona janë vënë në arrest shtëpiak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY