BLEDI KASMI/A e di Monika?

BLEDI KASMI/A e di Monika?

65
0
Shares

Monica Macovei është një politikane rumune që ka fituar një vend në Parlamentin Europian në bazë të kuotimeve që i takojnë Rumanisë si anëtare e Bashkimit Europian. Prej muajsh Monika është në krye të delegacionit të PE për Shqipërinë.

Ajo ka qenë ministre Drejtësie në vendin e saj për tre vite dhe kandidate për Presidente të Rumanisë. Një zonjë e nderuar që më parë se të nisë karrierën e suksesshme politike ka pasur një karrierë po aq të suksesshme si aktiviste e Shoqërisë Civile në “Grupin për Dialog Social” pjesë e Fondacionit të Shqipërisë së Hapur të Sorosit në Rumani.

Macovei nuk e ka pasur të lehtë dje. Debati në Bruksel prodhoi shumë zhurmë në Tiranë. Djalli fshihet në detaje dhe kjo është arsyeja që ajo që ndodhi atje u kthye në një fortunë deklaratash politike në Tiranë.

Mos dakortësia mes pozitës dhe opozitës në Parlametin Europian ka të bëjë me dy kushte që janë të shkruara në draft raportin e Komisionit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Kushti i parë i këtij drafti të bërë publik thotë se, “zbatimi i plotë i kushteve për zgjedhje demokratike është shumë i rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE”. Dhe kushti i dytë i po këtij drafti është një thirrje e hapur e Brukselit për institucionet e drejtësisë në Shqipëri që të vazhdojnë zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, duke marrë në konsideratë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të përfundojnë hetimet e nisura me inividë të caktuar të bandës së Ramës.

Deputetët e PS i kanë kundërshtuar dje këto dy kushte të vendosura në draft deklaratën e Komisionit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe kanë kërkuar një deklaratë të ndryshme, duke i përjashtuar kushtet për zgjedhje demokratike dhe dekriminalizim.

Rama nuk i do këto dy kushte, sepse ai ka një projekt të ndryshëm. Ai nuk do zgjedhje demokratike, por zgjedhje të blera me paratë e krimit të organizuar, drogës dhe korrupsionit.

Rama po ashtu nuk do që të ketë një angazhim politik para Parlamentit Europian për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit sepse e vetmja mënyrë për të fituar zgjedhjet e vitit të ardhshëm është skema e grabitjes së votës me bandat e të fortëve.

Zonja Monika duhet ta dijë, se si do të përkthehej në Shqipëri tërheqja e Brukselit nga parimet e funksionimit të Bashkimit Europian. Do të ishte një biletë që do ti jepej një organizatë kriminale për t’u instaluar në Bruksel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY