EMRI/ Angli, vritet një shqiptar në apartamentin e tij, pranga dy italianëve

EMRI/ Angli, vritet një shqiptar në apartamentin e tij, pranga dy italianëve

143
0
Shares

Një i ri shqiptar është gjetur i plagosur rëndë kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brajton, Britani e Madhe, të mërkurën e 11 shtatorit.

Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.

Viktima është 21-vjeçari Serxhio Marku dhe policia britanike bën apelin për ndihmë për të zbuluar të kaluarën e tij.

Sipas mediave britanike, në pranga për vrasjen e tij janë vënë dy shtetas italianë, Francesco D’Agostino, 44 vjeç dhe Giuseppe Petriçione, 45 vjeç.

Por policia britanike i ka ende të paqarta motivet e vrasjes. Ndaj ka kërkuar ndihmë për të mësuar më shumë rreth të kaluarës së 21-vjeçarit Marku, dhe arsyet pse ai kishte shkuar në qytetet Brighton dhe Hove.

Marku nuk ka të afërm në Angli, ndërsa familja e tij jetojnë në Shqipëri. Pjesëtarët e familjes janë njoftuar për vrasjen e të riut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY