Eduard Ndocaj zgjidhet kryetar partie

Eduard Ndocaj zgjidhet kryetar partie

62
0
Shares

Disa emigrantë në Italia kanë vendosur të krijojnë Partinë e Emigracionit Shqiptar. Në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës.

Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos:

1. Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar)

2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj

3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli

4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami

“Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut”, sipas deputetit Ndocaj.

Ky është posti i tretë që merr në harkun e dy viteve deputeti Ndocaj. Fillimisht ishte deputet i PS dhe më pas u emërua nënkryetar i PDK-së. Kësaj here kapi kreun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY