“Sajojnë që të më ulin imazhin”, Mark Babani kthehet me sulm: Padi...

“Sajojnë që të më ulin imazhin”, Mark Babani kthehet me sulm: Padi Bardhit për shpifje

89
0
Shares

Pas disa denoncimesh dhe bërje publike të provave, ka ardhur reagimi i Mark Babanit, i cili ka folur lidhur me akuzat e PD.

Sekretari i PD Gazmend Bardhi publikoi dokumente, në bazë të së cilave Mark Babani është arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Babai ka dhënë versionin e tij, duke u shprehur se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij. Ai thotë se Gazmend Bardhi ka bërë shpifje dhe se ka aktivizuar avokatët.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë.  Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit”, tha Babani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY