“Nuk komentoj më asnjë deklaratë të kundërshtarëve”, Rama kthen pllakën, çfarë i...

“Nuk komentoj më asnjë deklaratë të kundërshtarëve”, Rama kthen pllakën, çfarë i kujton opozitës

89
0
Shares

Nëse më përpara, kryeminsitri Rama kapej fjalë për fjalë me kundërshtarët apo me këdo që e sulmonte, këtë herë ka vendosur të ndryshojë qëndrim.

Nuk dihet nëse kjo është tjetër strategji për t’iu shmangur akuzave, sulmeve, por ajo që dihet është se kryeministri ka tjetër gjë në mendje.

Në një intervistë për Tv Klan, Kryeministri Rama  zbulon se ka vendosur të shfaqë një profil krejtësisht tjetër në publik. Thotë se nuk do të komentojë më asnjë deklaratë të krerëve të institucioneve apo kundërshtarëve politik, të cilët i etiketon thjesht si “të tjerët”. Në fundin e vitit të dytë të mandatit të dytë, shprehet se fokus do të jenë vetëm qytetarët.

Për opozitën thotë se është i gatshëm të diskutojnë për çdo temë, por i kujton asaj se zgjedhjet e radhës janë në 2021.

Rama, edhe pse nuk mori asnjë përgjigje përfundimtare për hapjen e negociatave, sërish takimin me Merkelin e quan pozitiv, dhe se fati i negociatave varet dhe nga çështjet e brendshme.

Kujtojmë këtu se nga takimi, Gjermania shtoi dozën e kërkesave, duke i dhënë Shqipërisë dhe 6 detyra, para se të jape një version përfundimtar për hapjen e negociatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY