Fiton Donald Trump, fshihet Edi Rama

Fiton Donald Trump, fshihet Edi Rama

63
0
Shares

Pas konfirmim zyrtar të fitores së Donald Trump si president i SHBA-ve, në ambientet e ngritura nga Ambasada amerikane në Tiranë, për të përcjellë këtë event, pati një dyndje politikanësh dhe personazhesh të shoqërisë civile dhe medias.
Ndërsa nuk mungoi kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, të cilët edhe përshëndetën dhe uruan Presidentin e ri, ajo që ra në sy ishte mungesa e kreut të Qeverisë, Edi Rama.
Pas deklaratave që më herët Rama kishte bërë kundër Trump, ai ka zgjedhur të fshihet pas fitores së sot…, duke zgjedhur zëvendësin e tij, Niko Peleshi, të përfaqësoje Qeverinë, në përcjelljen e urimit formal ndaj Ambasadorit amerikan Donald Lu…
Ndërkohë, pas fitores së Presidentit të ri të Amerikës, Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu ka dalë para mediave.
Lu e ka nisur fjalimin e tij me një lutje për të gjithë ato njerëz që humbën jetën për shkak të përmbytjeve.
Ndërsa duke u ndalur tek zgjedhjet presidenciale, ambasadori tha se këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA, por kjo nuk do të thotë një ndryshim mes marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë.
“Lutje për viktimat  e përmbytjeve në Shqipëri. SHBA kanë zgjedhur presidentin e 45 të SHBA. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA, por kjo nuk do të thotë ndryshim midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë me SHBA. Jam besimplotë se marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta. Ndërsa Amerika i jep fund kësaj stine politike, Shqipëria po hyn në të sajën. Shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do të kulmojë në zgjedhjet e Qershorit, ku do të marrin vendime të mëdha”, u shpreh Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY