Nishani uron Trump: Marrëdhëniet me SHBA nuk varen nga deklaratat e individëve

Nishani uron Trump: Marrëdhëniet me SHBA nuk varen nga deklaratat e individëve

52
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump për fitoren, në emrin e tij personal dhe të të gjithë shqiptarëve.
Presidenti Nishani ishte ftuar për të ndjekur Zgjedhjet Presidenciale në Amerikë nga ambasadori amerikan Donald Lu së bashku me qeveritarë, politikanë dhe mediat në një takim të posaçëm të organizuar Hotel “Sheraton” që nisi mbrëmjen e kaluar dhe zgjati deri në mëngjes. 
Nishani tha se i dërgon Trump, urimet më të mira dhe i pyetur për deklaratat e Kryeministrit Edi Rama kundër Trump, Nishani vuri në dukje se “marrëdhëniet mes dy vendeve nuk bazohen në deklaratat e individëve, por në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, dy qeverive dhe është koha që sfida kryesore e vendit të jetë sesi t’i qaset më shumë modelit kryesor të demokracisë në botë”.

Nishani: Në emrin tim personal dhe të shqiptarëve, i çoj urimet më të mira për zgjedhjen, Presidentit Trump, suksese në misionin e tij dhe urimet më të mira popullit amerikan për formën më të lartë të demokracisë. Unë besoj se për SHBA nis një erë e re e përballjes me sfidat që kanë në jetën e tyre të përditshme dhe një dimension i ri me Shqipërinë që do të vijë duke u forcuar gjithnjë e më shumë.

Por a do të ndikojnë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve?
Nishani:
Ne duhet të jemi shumë të sinqertë se marrëdhëniet nuk bazohen në deklaratat e individëve të ndryshëm, por duhet të jemi të bindur se marrëdhëniet janë midis shtetesh dhe qeveria shqiptare ndërton marrëdhënie me qeverinë amerikane. Nuk është koha të referohemi në këto debate, por sfida kryesore është si do të qasemi më shumë me modelin kryesor të demokracisë, cilat janë strategjitë që duhen çuar përpara.”

Si mendoni kur sot kemi dhe shpalljen e negociatave?
Nishani:
Unë kam besuar prej kohësh se Shqipëria e ka merituar prej kohësh këtë dhe për shkak të transformimeve të mëdha që ka pësuar Shqipëria në 25 vitet e fundit, që kanë qenë reformat e mëdha. Çështjet e negocimit janë të rëndësishme dhe dy gjëra janë evidente: rrugëtimi europian i Shqipërisë është i pandryshuar dhe nuk ka alternativë tjetër dhe së dyti procesi është më i rëndësishëm se procesi përfundimtar politik, sepse përmes procesit do të përsosim standardet tona. Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY