EMRI/ Në pranga personi i parë që lidhet me vrasjen e Santiago...

EMRI/ Në pranga personi i parë që lidhet me vrasjen e Santiago Malkos

286
0
Shares

Policia e shtetit ka ndaluar një person, i cili besohet se ka lidhje me vrasjen e bujshme në Tiranë 20 ditë më parë, atë të vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Sipas “News 24”, në pranga ka rënë një 39-vjeçar me inicialt B.T.  (Blendi Teta) i cili akuzohet se ka penguar hetimet

26-vjeçari u vra bënë atentat më 27 gusht, ku drejt tij u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona. Ai u vra në makinën e tij, ku sapo del nga lavazhi, makina e Santiago Malkos u ndesh me furgonin e atentatorëve. Ata i prenë rrugën dhe e qëlluar me breshëri nga pjesa e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

Makina e 26-vjeçarit del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një kapanoni, ngjitur me kompaninë e prodhimit të pasaportave, Aleat.

Ndërsa autorët më pas largohen për në periferi të Tiranës, në drejtim të fshatit Ferraj, duke kaluar nga rruga “Kahreman Ylli”, e më pas në zonën e quajtur “Rruga Ura”. Ata dogjën makinën larg banesave të fshatit, afro 6 kilometra, apo rreth 20 minuta larg vendit të krimit.

Kush është Santiago Malko:

Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY