Terrorizuan qytetin duke gjuajtur me armë, pranga dy të rinjëve

Terrorizuan qytetin duke gjuajtur me armë, pranga dy të rinjëve

114
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar nga ana e Policisë në Kuccovë, për shkak se kanë gjuajtur më armë në ajër, pas një konflikti të ndodhur në 9 korrik të këtij viti, në qendër të qytetit.

Ndaj tyre ishte dhënë masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Beratit, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

-A.P, 34 vjeç,

-A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’.

Këta shtetas në datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY