‘Rrëfehet’ Grida Duma: Ja pse hoqa dorë nga muzika

‘Rrëfehet’ Grida Duma: Ja pse hoqa dorë nga muzika

525
0
Shares

Në ekranin e “Top Channel” ka startuar ditën e sotme emisioni “Pop Culture” me një format tërësisht të ri. Këtë sezon autorja dhe moderatorja Dojna Mema kishte menduar të rikthente një nga rubrikat më të pëlqyera “Një ditë me Dojnën”.

Për ta nisur mbarë puntatën e parë Mema kishte ftuar Grida Dumën, e cila ka rrëfyer detaje të shumta për atë pjesë të panjohur të jetës së saj. Nga qyteti i saj i lindjes, Durrësi, Grida është kthyer pas në kohë dhe ka treguar diçka më tepër nga fëmijëria dhe adoleshenca. Duma ka zbuluar se në fillimet e saj ka studiuar violinë dhe më pas në gjimnaz vendosi të hiqte dorë nga arti.

Grida ka treguar se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të studionte për muzikë dhe se asnjëherë nuk ja doli mbanë të jepte më të mirën. Ish-deputetja ka rrëfyer se nënën e saj e ka pasur mësuese dhe ndaj ishte e pamundur që ajo të mos studionte me orë të tëra.

“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vetë dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.

Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë sime vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top dhe vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për t’u perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola!”, ka rrëfyer Duma. Ndërsa për periudhën e gjimnazit ajo ka treguar se ndodhte të linte orët e mësimit dhe se asnjëherë nuk ka qenë ajo vajza që donte t’ju binte në sy mësueseve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY