Kapet ‘drejtori i tatimeve’ pas kontrolloi picerinë në Tiranë

Kapet ‘drejtori i tatimeve’ pas kontrolloi picerinë në Tiranë

95
0
Shares

Një 40-vjeçar, është vënë në pranga nën akuzën e mashtrimit, pasi është denoncuar për zhvatjen e sipërmarrësve të Tiranës, të cilët i kanoste me gjobitje duke u hequr si drejtori i Tatimeve.

Policia e Tiranës ka rënë në gjurmët e drejtorit të rremë të Tatimeve me inicialet I.D , pas denoncimit të bërë nga pronari të një picerie në Tiranë, i cili është mashtruar dhe në formën e ryshfetit për të toleruar “ca gjëra të vogla që mos të të bihet në qafë këto kohë”, i ka dhënë 40-vjeçarit nën dorë shumën e  100 mijë lekëve.

Dëmi monetar është pësuar nga shtetasi Detor Sefa, pronari i një picerie në rrugën “Mihal Grameno”, i cili i është drejtuar Policisë menjëherë sapo ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi.

Materialet proceduriale në ngarkim të të arrestuarit, i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY