DETAJE/Zbardhen bisedat midis trafikantëve të drogës në Greqi: Dëgjove?Mi nis direkt ato...

DETAJE/Zbardhen bisedat midis trafikantëve të drogës në Greqi: Dëgjove?Mi nis direkt ato 3600 euro…

136
0
Shares

Eshte zbardhur një prej bisedave të grupit kriminal që u zbulua nga policia, operacioni i fundit i cili vuri në pranga 58 persona, të cilët merreshin me trafikun e drogës si dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës.

Sipas hetimeve aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

BW ka zbardhur një pjesë të bisedes mes disa personave, siguruar nga dosja kryesore ne Prokurori. Në bisedën nr,1909 datë 25.06.2018, ora 5:04:45 pasdite, e zhvilluar  midis Olger  Bamallarit dhe një shtetasi  të paidentifikuar , i cili ndodhet në Greqi dhe përdor numrin telefonik +306949055435.  Personi konfirmon se ka shkuar e ka takuar “Pinokun” dhe i ka marr “ato”. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të veta dhe t’ia nisë. Personi i konfirmon se do t’i nisë 3,6 që do të thotë 3600 euro, e konkretisht:

“435: E vëlla!

844:: I more o?

435: I morra. Dëgjon o?

844: he?

435: Ja dërgova edhe numrin tënd këtij se ma tha  nëma ca numrin e Gertit

844: Po mo po se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte  i vogël  tha s’ishte aty tjetri tha.

435: Cfarë thotë?! He he he

844:E shiko të keqen vëllai shikjoni edhe ndonjë gjë juve car do më bëji se jam.

435: Po de.

844: Mirë

435:3.6 është. Aj.

844:Mi nis dirket. Mire?

435:Jo mo tani sa të vetë në shpi të marr ato dhe do ik. Mire?

844: Mirë. Aj

Në bisedën e datës 19/12/2018 rreth mesditës të zhvilluar mes Olger Brahimllarit dhe shtetasit me emrin “Bledi”, Olgeri e pyet nëse e kishte takuar atë ‘çobanin e vockël’ dhe ai i thotë dje e kishte takuar. Olgeri i thotë ta marrë të t’i bëjë një program për të folur, por Bledi i thotë se po pret të marrë një telefon tjetër ku ndër të tjera komunikojnë:

Olgeri: Eee! Je takuar me ata ?

Bledi: Me kë mo?

Olgeri: Me atë çobanin e vockël

Bledi: Dje mo u takova me atë

Olgeri: Po mirë mo merre një herë në telefon të të bëjë një ashtu

Bledi: Çart ë më bëjë?

Olgeri: Po kështu o një ka… një nga ato, program

Bledi: Po ja mo se po pres të më sjellin një telefon e do t’i vete direkt. Kupton,o? Po pres të më sjellin një telefon

Olgeri: Mirë o ksa. Mirë ksa.Aj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY