Infeksion nga uji në autobot, Instituti i Shëndetit publik jep sqarime: Rastet...

Infeksion nga uji në autobot, Instituti i Shëndetit publik jep sqarime: Rastet në spital lidhen me…

408
0
Shares

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas  lajmit se uji që shpërndahet me bote ka përmbajtje salmonele çka ka sjellë shtimin e rasteve në Infektiv me këtë bakter.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetësime dhe shenja të traktit tretës, nga të gjithë rastet e  ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri.

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse. Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme.

Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz te higjienes personale dhe kerkimin e ndihmes mjekesore ne rast te shqetesime te kesaj natyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY