KE: Rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave Shqipëri – BE

KE: Rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave Shqipëri – BE

82
0
Shares

Komisioneri Johannes Hahn raportoi sot në Komisionin e Jashtëm të PE-së
“Zgjerimi nuk është një shëtitje në park prandaj kërkohet më shumë angazhim. Këto politika janë për interesa strategjike”, u shpreh Hahn.
Ai propozoi një rekomandim i kushtëzuar,për hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së.
Sipas tij, subjekt i prekshëm i këtij kushtëzimi është reforma në drejtësi, ndaj prokurorëve e gjyqtarëve dhe rezultatet konkrete të Vettingut në terren.
“Shqipëria ka vazhduar të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes të të gjithë pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ndryshime thelbësore kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016, duke i hapur rrugë një procesi të plotë dhe gjithëpërfshirës për reformën e sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një rivlerësim të thellë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
“Reforma e administratës publike ka vazhduar të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Puna drejt krijimit të të dhënave të qëndrueshme lidhur me hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vazhduar. Të drejtat themelore të vazhdojnë të respektohen gjerësisht në vend. Lufta kundër drogës të jetë më e thellë”.
Teksti përmbyllet duke saktësuar se “duke marrë në konsideratë progresin e mësipërm në përmbushjen e prioriteteve kyçe, dhe në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni rekomandon hapjen e kushtëzuat të  negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”.
Pritet që në vitin 2017 të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY