“I paaftë të luftojë trafikun e drogës”, Ish-deputeti-Ramës: Jep dorëheqjen nëse ke...

“I paaftë të luftojë trafikun e drogës”, Ish-deputeti-Ramës: Jep dorëheqjen nëse ke sadopak gjak shqiptari

121
0
Shares

Një ndër problemet që ende nuk është zgjidhur dhe që padyshim ngadalëson procesin e integrimit, është droga, e cila kultivohet dhe trafikohet nga Shqipëria, referuar këtyre rasteve të shumta të denoncuara por dhe sipas operacioneve të fundit nga policia.

Sfida e madhe mbetet lufta ndaj trafikut të drogës, dhe kjo ështe ajo që ish-deputeti Xhemal  Gjunkshi ka nënvizuar në reagimin e tij të fundit.

Duke iu referuar dhe ai rastit të fundit  nga Greqia, ish-deputeti shkruan se qeveria është e paaftë për te luftuar, duke bërë përgjegjëse për këtë situatë vetë Kryeministrin Edi Rama.

REAGIMI I PLOTE

Kjo Qeveri eshte e paafte per te luftuar trafikimin e lendeve narkotike.

Vetem gjate dites se djeshme nga Policia Greke, ne afersi te kufirit shqiptar, eshte kapur 1 ton droge te ardhur nga Shqiperia.

Vetem per kete vit Policia Greke ka kapur 7.6 Ton droge te transportuar nga Shqiperia.

Kujtojme se para pak kohesh, nje shqetesim shume i madh erdhi nga Kryepokurori i Antimafies Italiane, EUROPOL, INTERPOL, DEA, etj ku ishte parandaluar transportimi i 14 Ton kokaine nga Venezuela me destinacion Porto Palermon Shqiperi.

Para disa javesh u be nje aksion nga narko-policia ku 1600 Police te dale ne teren, demostruan Shoë-n e rradhes ku asgjesuan 133 rrenje kanabis ne të gjithë vendin.

Kaq mjaftoi per te mashtruar jo vetem opinionin publik Shqiptar, por dhe Trupin Diplomatik ne Tirane dhe ate nderkombetar.

Kjo eshte lufta qe ben kjo Narko- Polici.

Nuk shkohet ne Europe duke mashtruar qytetaret Shqiptare ne menyre te perseritur.

Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojne jo vetem kufirin Shqiptar drejt Greqise, por dhe nepermjet autostrades detare te kanabisit drej Italise.

I them Kryeministrit te Shqiperise:

Beji nje nder popullit tend,

Nese te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep doreheqje mos ja vrit ketij populli endrren Europiane, beje per te ardhmen e vendit, per femijet tane.

Neser eshte shume vone,  Nuk ja ka pare kush hajrin krimit dhe droges.

#RAMAIk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY