“Do zëvendësojnë opozitën”, Manjani zbërthen tezën e re: Janë të mbaruar rilindasit...

“Do zëvendësojnë opozitën”, Manjani zbërthen tezën e re: Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!

110
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka analizuar një tezë që sipas tij është krijuar nga zëdhënësit e qeverisë. Sipas tij, kërkohet qe opozita legjitime të zëvendësohet nga opozita e re dhe kjo me urdhër të Amerikanëve.

Duke e marrë të mireqënë këtë variant, Manjani rrugës zbërthen gjithë ngërçet që lindin, ndërsa shton së rilindasit dhe opozitarucët janë FAKE.

POSTIMI I MANJANIT

Teza e re që artikulohet nga zëdhënia qeveritare është:

Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën legjitime me opozitën e re, me të që është në parlament.

Për këtë qëllim Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf Hajdarin &co…
————————-

Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.

Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:

  1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!
  2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.
  3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita….

Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!

Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY