Aksion në Dibër, procedohen ish-zyrtarët e Aluiznit, në hetim dhe 4 ish-punonjës...

Aksion në Dibër, procedohen ish-zyrtarët e Aluiznit, në hetim dhe 4 ish-punonjës të llixhave

122
0
Shares

Janë proceduar penalisht me akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtori dhe ish-përgjegjësi i ALUIZNI-t në Dibër. Lufta kundër informalitetit ka vënë në pranga në Drejtorinë Rajonale Dibër  dhe 4 ish-zyrtarë të Llixhave.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës bëjnë me dije se është finalizuar një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal. Shpërdorojnë detyrën me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.
Ndër të proceduarit edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

Nën hetim 6 shtetas.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor, ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t,   në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë  të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qenë  të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër,  dyshohet se me veprimet  e tyre, në kundërshtim me ligjin,  kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së). Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY