Mblidhet KLD, vendos për disa lëvizje gjyqtarësh dhe krerë gjykatash

Mblidhet KLD, vendos për disa lëvizje gjyqtarësh dhe krerë gjykatash

56
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të 5 (pesë) vendeve vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, pas emërimit nga Presidenti i Republikës të disa gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Tiranë. Afati për të paraqitur kërkesë për në këto vende vakante është deri më datë 15. 11. 2016.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli delegoi gjyqtaren Enkelejdi Hajro, për të ushtruar përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe shpalli vendin vakant për funksionin drejtues pranë kësaj gjykate. Afati për të paraqitur kërkesë për në këtë vend vakant është deri më datë 15. 11. 2016.
Gjithashtu, Këshilli vendosi të shpallë një vend vakant pranë Inspektoratit të KLD-së, pas dekretimit për në Gjykatën e Apelit Shkodër, të Vojsava Osmanaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY