Skandali në Berlin/Pse Rama nxorri jashtë nga takimi me Merkel, ambasadorin shqiptar

Skandali në Berlin/Pse Rama nxorri jashtë nga takimi me Merkel, ambasadorin shqiptar

122
0
Shares

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, fshihet dhe një turp dhe skandal i madh. Ndoshta nuk do ta vinit re, por kryeministri vazhdon të veprojë në të njëjtën mënyrë, sa herë ka takime diplomatike ku i duhet të duket mirë.

Lapsi.al ka vërejtur diçka të tillë në takimin e sotëm, ku kryeministri është sjellë jashtë çdo kodi të etikës.

Edi Rama ka thyer kodet diplomatike duke mos e marrë me vete në takimin bilateral me Merkelin, ambasadorin e Shqipërisë Artur Kuko

Thyerja e një praktike të tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin Gjerman’,- tha në konfidencialitet për Lapsi.al një burim diplomatik që na sinjalizoi për këtë episod.

Me siguri kryeministri kërkon të mbajë te fshehtë porositë, kritikat, pakënaqësite e kancelares, ndërkohë që në Shqipërinë e mbush plot e përplot me propagandë. Ajo që dihet nga takimi, është moskonfirmimi i Gjermanisë se në tetor happen negociatat si dhe kërkesat e tjera shtesë që Gjermania sapo na caktoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY