Komisioni Media dëgjesë me gazetaren Alida Tota: Më shkarkuan nga presioni i...

Komisioni Media dëgjesë me gazetaren Alida Tota: Më shkarkuan nga presioni i Veliajt për skandalin e Sharrës

114
0
Shares

Komisioni parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik zhvilloi dëgjesën me ish-Drejtoreshën e Informacionit në televizionin A1 News, Alida Tota e cila u shkarkua nga puna menjëherë pas publikimit te investigimit ne landfillin e Sharrës, ndërmarrje në administrimin e Bashkisë së Tiranës, ku u denoncua fshehja e krimit në landfill dhe shfrytëzimi për punë të rënda i dhjetëra fëmijëve si dhe kushtet çnjerëzore ku punonin mbi 300 gra dhe burra, të gjithë pa kontrata pune.
Dëgjesa me gazetaren Tota dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë, Aulon Kalaja u bojkotua nga deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa u ndoq nga afër nga përfaqësia e Delegacionit të Bashkimit Europian, Zyra e Këshillit të Europës, prezenca e OSBE-së dhe ambasada italiane. Gazetarja Alida Tota denoncoi influencën e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ne shkarkimin e saj nga puna, pak kohë pas SMS së dërguar, ku i kërkohej prononcim zyrtar për gjetjet e investigimit. Gazetarja Tota deklaroi se shantazhet dhe kërcënimet në adresë të saj dhe të ekipit editorial vazhduan për disa orë, deri në shkarkimin e menjëhershëm të saj nga puna.
Ndërkohë që u censurua denoncimi i saj në media, deklaratat e organizatave të gazetarëve, protestat e tyre dhe së fundmi dhe mbyllja e emisionit “Publicus” që vazhdoi investigimin e censuruar në landfill dhe që denonconte edhe presionet mbi gazetarët dhe mediat të Kryetarit të Bashkisë se Tiranës. Gazetarët Tota dhe Kalaja shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e censurës në media dhe kërkuan nga Komisioni i Medias të adresojë problemet e mprehta që përballet sot gazetaria në Shqipëri e sidomos ajo investigative, ku denoncohen krimet e rënda, korrupsioni politik, abuzimet e pushtetit dhe lidhjet e tij të dyshimta me korporata, përfshi edhe ato me profil politik.
Kryetari i Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Genc Pollo shprehu shqetësimin e përsëritjes së bllokimit të seancës dëgjimore nga ana e mazhorancës, duke e cilësuar urdhër politik të kryeministrit për të shtuar presionin mbi lirinë e shtypit.
Komisioni miratoi në seanvën e radhës, dëgjesën me gazetarët e emisionit investigativ “Publicus”.
Parlamenti shqiptar dhe ai Europian shprehën shqetësim  për censurën e medias në deklaratën  e djeshme në Bruksel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY