Vasili: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Vasili: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

97
0
Shares

Pasi Kuvendi miratoi dje dy projektligjet për koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, Lëvizja Socialiste vjen me një reagim të ashpër.

Me anë te një konference për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili paralajmëroi qeverinë shqiptare se beteja e opozitës do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke kthyer në arkën e buxhetit fondin e dhënë për këto dy rrugë.

Vasili teksa u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në këmbë, garantoi se LSI nuk do të bëjë hapa pas.

“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve. Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejen tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet. Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare. Janë baras sikur të ndërtonim 4 spitale Nënë Tereza në vend, apo shumë gjimnaze. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”, tha Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY