Tentoi të vriste Lul Berishën, zbardhet dëshmia e Ahmet Ajetit: “Më kërcënuan...

Tentoi të vriste Lul Berishën, zbardhet dëshmia e Ahmet Ajetit: “Më kërcënuan për…”

107
0
Shares

Është zbardhur dëshmia e Ahmet Ajetit para gjykatës së Krimeve të Rënda. Ai akuzohet se ka tentuar që të vrasë Lulzim Berishën në vitin  2005, ndërsa është dënuar me 20 vite burg në mungesë. Gjykata e ka rikthyer çështjen për gjykim për shkak të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Në dëshminë e tij Ajeti ka deklaruar se ka qenë i detyruar që të kryejë atentatin, pasi në të kundërt porositësit do të hakmerreshin ndaj vëllait të tij, i cili ishte invalid i luftës së Kosovës.

“Erdha në Tiranë bashkë me Osman Korpuzin. U afruam në një ndërtesë dhe kërkuam punë. Ata na thanë që kishin punë për ne. Më pas jemi nisur drejt Durrësit ku ata na kanë dërguar në një hotel ku na thanë se është i joni.

Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi dhe na thanë këtë person do ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin ata të dy personat, por ne nuk donim të bënim vrasje ata na thanë që s’keni shpëtim pa kryer veprën penale.

Une vendosa të vetë sakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armë dhe në të hyrë të pallatit u vetëplagosa në anën e majtë, në bark.  U vetëplagosa pasi nuk doja të kryeja vrasje kisha ardhur në Shqipëri për punë pasi jam kryefamiljar dhe vëllanë e kam invalid të luftës. Në spital erdhën dy personat, dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më.

Më mori policia në pyetje dhe në një ndërtesë na ka ruajtur një polic, pasi më kishin marrë në ruajtje. Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe ata më plagosën na ka shoqëruar polici që na ruantë bashkë me vëllain. Na shoqëroi deri në dalje të Durrësit dhe u larguam”, ka deklaruar Ajeti në gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY