Arrestohet vlonjati, kapet me 750 euro të falsifikuara

Arrestohet vlonjati, kapet me 750 euro të falsifikuara

90
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi u kap me 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta” u arrestua shtetasi me iniciale G. M.

“Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe forcave të tjera operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për përdorimim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat pranë lagjes “29 Nëntori”, Vlorë, menjëherë organizoi punën në grup për kontrollin e subjektit dhe kapjen e autorit. Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, i ndodhur në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY